Mësojeni njëherë e mirë, çfarë ju ndodh flokëve gjatë shtatzanisë
Përsëri hormonet janë “fajtor” për të gjitha. Kështu mund që më shkurt të jetë përgjigja për pyetjen se çfarë po ndodh me flokët tuaj gjatë shtatzënisë, dhe disa muaj pas lindjes.

Ndryshimet hormonale janë arsyeja që gjatë shtatzënisë flokët duken më të trashë dhe më të bujshme për shkak të numrit të qimeve në fazën e rritjes


Për shkak të ndryshimit të rritjes së flokëve të trashë, shumë gra shtatzëna kanë thënë që flokët e tyre kurrë nuk janë dukur më të bukur, sidomos në tremujorin e dytë, kur floku merr një shkëlqim të veçantë.

Por, edhe pse shumica e grave shtatzëna kanë thënë që ju duket që i’u janë rritur flokët më shumë, në fakt ndodh proces i kundërt, ku për shkak të hormoneve humbasin më pak flokët se zakonisht.

Hormonet i ruajnë flokët që të mos bien, kështu që vonohet humbja e flokëve kurse periudha e zakonshme e rritjes së flokëve është zgjatur. Kështu, që janë më shumë qime në fazën e rritjes se zakonisht, kurse faza e humbjes së flokëve me shumë gjasa do të ndodh pas lindjes.



Humbja e flokëve pas lindjes!

Pas lindjes, zakonisht kur fëmija arrin moshën e dy ose tre muaj, vjen deri tek ndryshimi i hormoneve në trup, dhe pastaj pason një periudhë e humbjes së flokëve të cilat kanë qenë shëndritshme gjatë shtatzënisë.

Disa gra kanë pasur përvoja të ngjashme që ato kishin humbur të gjithë flokët menjëherë pas lindjes. Në shumicën e rasteve faza e rënies së flokëve ndodh disa muaj pas lindjes së foshnjës. Gratë zakonisht mendojnë se kjo është e lidhur me gji, dhe shumë pyeten se sa do t’ju mbesin flokë në qoftë se i ushqejnë fëmijët e tyre me gji deri në moshën njëvjeçare.

Ushqyerja me gji nuk duhet të ndalet, gjendja në shumicën e rasteve stabilizohet dhe zakonisht pamja e flokëve kthehet në pamjen e saj të mëparshme, pas disa muajsh.

Nuk është keq që në konsultim me mjekun të shiqoni analizat e gjakut për të kontrolluar statusin e hekurit në trup, dhe nëse është e nevojshme të merrni vitaminë shtesë dhe minerale të cilat janë të paraparë për ushqyerjen me gji.

Duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë përkujdesit të flokëve, përdorni një shampo të butë, neutral, dhe sa më pak të jetë e mundur të ngjyrosni flokët, bëni minival, mbështjelljes të flokëve dhe procedura të ngjashme.

Ndërsa flokët tek disa gra pas shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës mbeten të pa ndryshueshme përgjithmonë, në shumicën e kohës kthehen në gjendjen e mëparshme, por kjo merr kohë, afërsisht merr deri në një vit për përtëritjen dhe forcimin e tyre.
Shtuar më 25/03/2019, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori