Sot Kuvend, Ina Zhupa interpelancë me ministren e Kulturës, çështjet që do të diskutohen

Sot, 16 mars ora 10:00, do të zhvillohet senaca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar në rendin e ditës deputetja e PD, Ina Zhupa, do të bëjë interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Në kërkesën e saj, Zhupa do të flasë për degradimin monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe sipas saj, industria e ndërtimit po dëmton pasurinë kulturore të shqiptarëve.

Ndërkaq gjatë renditi të ditës do të diskutohen një sërë projektligjesh, mes tyre marrëveshja për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë me Maqedoninë e Veriut.