“Opozita fiton”, Berisha reagon pas dështimit për bashkimin e partisë: Kush prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet gabim

Kreu I PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me mbledhjen e sotme në selinë blu ku tha se do të flitet për organizimin e protestës.

“Është ky statut që përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës ose të themi çeta e vjedhësve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë. Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD-së të Tiranës për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutime mbi përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Ju nuk mund ta imagjinoni sa zien sot në të katër natë e vendit urrejtje ndaj Ramës dhe qeverisë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u pyet edhe për vendimin e grupit të Alibeajt për të dalë me kandidatët e tij në zgjedhjet lokale. Berisha u shpreh se vendimi I tyre nuk e pengon opozitën për të fituar.

“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje, Zotërinjtë, të cilët janë një grup deputetësh, u ftuan ose erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose të krijonin fraksionin, Ata nuk duan, sa janë nuk e di, as statut as primare dhe as fraksion”, tha kreu demokrat.

I pyetur se nën logon e kujt do të garojë PD, Berisha u shpreh se flamurin e partisë së tij nuk e prek askush dhe paralajmëroi se kush e bën, do të thotë se i ka bërë hesapet gabim.

“Të sigurt të jeni ju dhe shqiptarë se ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq. Se çfarë do të thotë do ta shikoni ditët e ardhshme. S’i preket flamuri PD-së”, përfundoi ai./albeu.com


Shtuar 1.11.2022 18:46