Merreni vesh njëherë e mirë, sa shpesh duhet të laheni
Dije se në jetë do njohësh dy tipe njerëzish: atë që lahet pas çdo shëtitjeje apo seksi të mundshëm dhe atë që e shtyn dushin për orë e ditë më radhë (rroftë shampoja e thatë dhe pudra e bebes). Tani, që ta dimë nga cila anë e medaljes të anojmë, a ka një përgjigje konkrete, të saktë dhe shkencore se sa herë në javë duhet të lahemi?

Sipas specialistëve, çdo dy apo tre ditë është mëse e arsyeshme. Gjithsesi ky nuk është një rregull fiks, pasi mund të manovroni në bazë të natyrës së flokut, i yndyrshëm ose jo. Një gjë ama mund t’jua themi me siguri: në rast se skalpi thahet me shumë seç duhet apo irritohet duhet të ndryshoni strategjinë e larjes


Të tjera arsye që ndikojnë janë edhe:

Se sa shumë stërvitesh

Djersa shpie në akne veçanërisht kur kombinohet me bakteriet dhe produktet kozmetike. Kështu pas çdo aktiviteti fizik bëni një dush të shpejtë për të parandaluar pushtimin nga bakteriet.

Se ku jetoni dhe punoni

rast se ambienti është i tillë që ju detyron të bëni dush çdo natë, mos u privoni, edhe kur lëkura juaj është e thatë. Thjesht zëvendësoni ujin e ngrohtë me të vaktë dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli.
Shtuar më 03/10/2018, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori