Momente emocionuese, fëmijët këndojnë himnin e mjekut (VIDEO)

Mëngjesi i sotëm i kryeministrit Rama ka nisur me një këngë të kënduar nga fëmijët për Mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët të vendosur në frontin e parë të “luftës” kundër koronavirusit, rrezikojnë jetën e tyre për t’u ardhur në ndihmë pacientëve.

Gjatë këtyre ditëve, falënderimet nga të gjithë për punën e tyre heroike, nuk kanë munguar nga artistë, aktorë etj.

Kjo këngë këtë herë është kënduar nga 6 vajza të vogla, dhe video është shpërndarë nga Kryeministri Rama.

“MIRËMËNGJES, dhe njëmijë herë faleminderit atyre që po e zmbrapsin armikun në vijën e zjarrit“, shkruan Rama.


Shtuar 11.04.2020 06:35