Ritmi i shpejtë i jetës sonë do të thotë se shpeshherë e injorojmë
aromën e keqe e cila mund të ketë ndikime në disponimin dhe emocionet tona.
Por imagjinoni tani aromat tuaja të preferuara: qoftë nëse është
aroma e një buke të sapo pjekur,
aroma e një kafeje të ngrohtë, apo aromat e freskëta të pyllit.
Lajmi i mirë është se
aroma të freskëta mund të bëni edhe ju vetë në shtëpinë tuaj – dhe pa përdorimin e kimikaleve.
Freskuesi natyral i ajrit me portokall, xhenxhefil dhe
bajame
Përzierja e aromës së ëmbël të bajameve me
aromën e lëngshme të portokajve, e krijon një aromë të përsosur.
Preni një portokall në
copa të trasha të rrumbullakta, vendoseni në një kavanoz, dhe derdhjani pak ujë.
Pastaj shtojani disa rriska limon për ta freskuar edhe më shumë
aromën. Gjithashtu mund të përdorni edhe xhenxhefil të freskët të prerë në
copa të vogla.
Në fund, shtojani disa pika aromë
bajame.
Shtuar më 08/01/2018,
ora 15:46