Mënyrat më pak të dhimbshme për të hequr vetullat
Pëlqej
Një odise e gjatë dhimbjesh dhe torturash kur vjen puna tek heqja e vetullave, për shkak se kjo pjesë e fytyrës është jashtëzakonisht e ndjeshme. Ndaj për t’i shpëtuar ritualit ‘Hiq një fije, fërko vetullën, prit një çast s’e ke frikë, matu përsëri...’ po ju sugjerojmë dy mënyra fantastike për të hequr vetullat pa dhimbje. Shumica e blogereve në YouTube e përdorin si zgjidhje efektike përherë.

1. Akulli

Të gjithë biem dakord se akulli ka vetinë të na qetësojë dhimbjet e ndryshme. Ai "vendos në gjumë", mpin qelizat nervore duke eleminuar dhimbjen.

Si të veproni: Merrni disa kuba akulli dhe vendosini në zonën afër vetullave për pak çaste. Kur të ndjeni që pak nga pak zona sipër syve po mpihet, atëherë nisni heqjen e vetullave.

2. Avulli

Nga një ekstrem në tjetrin, por edhe avulli shërben si një mënyrë e mirë për të lehtësuar dhimbjet.

Si të veproni: Bëni një dush të nxehtë, i cili do t’ju hapë poret e lëkurës e kështu do ta keni më të lehtë t’i shkulni. Një peshqir i lagur me ujë të nxehtë mund të shërbejë gjithashtu si një zgjidhje alternative në pamundësi të dushit.

Shënim: Më së shumti ndodh tek lëkurat delikate, por acarimi i zonës së vetullave mund t’i ndodhë çdokujt. Prandaj pasi të keni përfunduar, bëni një maskë hidratuese pasi të keni shplarë më parë fytyrën me ujë të bollshëm dhe të ftohtë.
Shtuar më 12/03/2018, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori