Mënyra praktike për të shëruar djegien nga dielli
Edhe përdoruesit më vigjilent të kremrave kundra diellit harrojnë të riaplikojnë shtresën e dytë ose mbetet një pjesë në shpinë pa u lyer me krem, duke përfunduar kështu me djegie dhe dhimbje në lëkurë.

Në vend që të qaheni kot, ju sugjerojmë të përdorni këto kura natyrale që funksionojnë në rastet e djegies së lëkurës nga dielli.

Bëni një dush të vakët me ujë dhe sodë buke – një trajtim që ka rezultuar efikas në shërimin e inflamacionit dhe acarimit të lëkurës. Uthulla e mollës gjithashtu funksionon nëse përzihet me ujë të ftohtë.

Përdorni zbutës dhe vetëm zbutës – një krem me përmbajtje vaji mund të ndihmojë në këtë rast.

Vlerësoni fuqinë e një qese me bizele të ngrira – ky truk i vjetër funksionon vërtet, pasi thith nxehtësinë, shtrëngon enët e gjakut dhe lehtëson ënjtjen shkruan politiko.

Qëndroni të hidratuar, edhe me ushqime – mund t’ju rekomandojmë një lëng me shalqi, që ka në përmbajtje të lartë ujë.

Një kompresë e ftohtë nuk dështon asnjëherë – ndihmon për të lehtësuar acarimin dhe parandalon tharjen e lëkurës.

Kalo nga kuzhina – do të çuditeni se sa shumë kura natyrale kundër djegies së diellit mund të gjeni në frigorifer. Qumësht, miell misri, kos, madje edhe sallata jeshile – të gjitha këto fshehin veti qetësuese kur aplikohen si duhet në lëkurën e djegur nga dielli, shkruan “Shëndeti”

Mos harroni: Gjëja më e mirë që mund të bëni është të parandaloni djegien nga dielli duhet përdorur vazhdimisht krem kundra diellit, më e preferuar është ajo rezistente ndaj ujit dhe me SPF të paktën 30.
Shtuar më 07/07/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori