Mënyra me efikase për të gjetur celularin nëse e keni humbur
Aplikacioni Find my Device i cili të ndihmon shumë kur të humbet celulari, në fakt është përmirësuar ndjeshëm.

Por detaji më i ri që është shtuar tregon për vendndodhjen në ambiente të brendshme që do të thotë se nëse harroni telefonin në një dyqan, nuk do të shikoni thjeshtë dyqanin por edhe vendin brenda dyqanit.

Google Maps funksionon për mrekulli sa i përket vendndodhjes së telefoni në ambiente të jashtme. Megjithatë për lokalizim më të mirë, Google kërkon nga përdoruesit të ngarkojnë një plan të detajuar të hapësirës dhe kateve.

Megjithatë Google nuk detajoi se për çfarë ndërtesash aplikohet ky sistem i ri.

Aplikacionin Find my Device e mund ta shkarkoni duke vizituar uebin google.com/android/find. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2019, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori