Tradhëtia, flet nusja nga Librazhdi: Familjarët e burrit me dhunuan me shkop, ma nxinë gjithë trupin! Më rrahën edhe komshinjtë

Nusja e re 20-vjeçare nga Librazhdi, e cila u kap mat nga familjarët e burrit me të dashurin në shtrat ka treguar dhunën barbare fizike dhe psikologjike që është ushtruar ndaj saj nga familjarët e burrit.

Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, e reja ka deklaruar se ishte dhunuar me shkop dhe nxirë në të gjithë trupin. Po ashtu ajo tha se vjehrra e kishte kapur prej flokësh.

Ndërkohë që e gjithë skena e turpshme ishte filmuar nga kunati i saj, djali i vogël i shtëpisë.

Atë natë je dhunuar?

Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.

Kush e filmoi këtë episod?

Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.