Mënyra e duhur për tu dukur bukur pa grim
Grimi nuk është gjithçka ka dhe mënyra të tjera natyrale që na bëjnë të dukemi bukur. Estetikët japin disa këshilla për tu dukur bukur larg kutisë së grimit. Ja këshillat që ju duhen;

Laje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje
Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.

Përdor një pastrues delikat
Gjeni një pastrues hipoalergjik, por sigurohuni që edhe të përputhet me llojin tuaj të lëkurës. Është një nga garantuesit e pamjes së mirë.

Përdor hidratuesin e duhur
Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Zgjidhe me SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme.

Përdor vazelinë në vend të maskarës
E dimë që tingëllon e çuditshme, por të përdorësh vazelinë në vend të maskarës është një mënyrë e provuar për t’u dukur më e bukur nëse nuk ke grim. Thjesht përhap pak vazelinë pa vendosur maskarë. Qerpikët do të shkëlqejnë në një mënyrë shumë natyrale. Vazelina është edhe shumë delikate.

Përdor vaj kokosi në vend të balsameve të blerë të buzëve
Vajin e kokosit mund ta përdorësh për të hequr grimin, por mund edhe si balsam buzësh. Vetëm pak vaj kokosi do i mbante ato të hidratuara dhe do zbuste pjesët e dëmtuara.

Mos i hollo shumë vetullat
Sigurisht, duhet t’i mbash vetullat nën kontroll, por mos i hollo më shumë sesa duhet. Duhet të heqësh vetëm fijet që kanë dalë nga konturi natyral, pa ndërhyrë në formën e vetullës. Edhe nëse ke vetulla të plota, nuk duhet t’i heqësh shumë, thjesht rregulloji dhe mos i ndrysho plotësisht .

Ushqehu shëndetshëm
Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur, shkruan revistaclass. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme. Mbi të gjitha, fut sa më shumë fruta dhe perime në dietën ditore.

Këto janë disa këshilla që do ju ndihmojë për të pasur bukurinë e dukur dhe lëkurë të shëndetshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori