Mënyra e duhur për të shmangur të ftohtin
Hunda është pjesa më delikate në trupin tonë. Mbrojtja e saj nga i ftohti do të thotë një shëndet të mirë dhe të mbrojtur. Sipas studiuesve mikrobi që shkakton të ftohtin zhvillohet më shpejt kur temperaturat janë të ulëta, dhe mbrojtja e hundës nga i ftohti është dhe mënyra më mirë për të qenë sa më larg rrezikut të ftohjes.

Këto mikrobe shkaktojnë më shumë se gjysmën e rasteve te të rriturit dhe gjithë rastet te fëmijët. Sipas studiuesve nëse ne e mbrojmë hundën nga i ftohti ky lloj virusi e ka të vështirë të prekë organizmin tonë.

“Gjatë dimrit ne mbulojmë gjithë trupin, përveç hundës. Nëse do të vendosim një shall apo dicka të ngjashme për t’a mbuluar hundën, nuk do të rrezikoheshin nga të ftohurit. Nëse temperatura e hundës nuk bie atëherë edhe ky virus e ka të vështirë që të zhvillohet”, tha Ron Eçles, mjeku drejtues i këij studimi.

Gjithashtu e nevojshme që gjatë kësaj stine të ftohtë është të marrim në sasinë e duhur vitaminën D. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori