Mënyra e duhur për të larë dhëmbët
Pëlqej
Larja korrekte e dhëmbëve nuk ka të bëjë vetem me higjienën tuaj orale. Moslarja e saktë ose e pamjaftueshme e dhëmbëve con në sëmundje të gingivave (mishit te dhembeve), e cila është shkaku kryesor në rënien e dhëmbëve tek te rriturit, si dhe mund të shkaktojë sëmundje të zemres.

Larja e saktë e dhëmbëve cdo ditë ju ndihmon në parandalimin e formimit të pllakes dentare.

Furca juaj
1. Colgate raporton se furcat e vogla jane me te mire pasi ato mund te arrijne ne hapsira te gojes tuaj ku furcat me te medha nuk mund te arrine. Furca juaj duhet jete mesatare ose e bute dhe me pjese te gomuara ne menyre qe te eliminoje pllaken bakteriale. Zevendesojeni furcen tuaj cdo tre muaj ose kur e shihni qe fijet e saj kane humbur rregullsine.

Koha e larjes
2. Koha ka rendesi te vecante. Jo vetem qe duhet ti lani dhembet d here ne dite por gjithashtu duhet edhe ti kushtoni minimalisht 3 minuta cdo larjeje. Eshte ndihmues nese ju perdorni nje kronometer ose nje furce qe e ka nje te tille, e cila fraksionon kohen e larjes.

Metoda
3. Perdorni levizje te shpejta te shkurtra dhe sidomos ne hapsira ku ka mbushje ose punime te tjera te dentare. Ferkoni me furce duke filluar nga linja e gingives dhe duke vazhduar me cdo dhemb ne menyre qe te gjithe te marrin sasine e duhur te ferkimit. Me pas pastroni edhe siperfaqet pertypese.

Gjuha
4. Qe te shmangni halitozen (era e keqe e gojes) ju mund ta perdorni furcen edhe mbigjuhe, me levizje delikate para mbrapa . Kjo siguron qe te djitha papastertite te eliminohen.

Filli dentar
5. Ju duhet te perdorni fillin cdo dite ne menyre qe te evitohet formimi i pllakes bakteriale e cila shkakton semundje te gingivare si dhe karjes dentar. Perdoreni fillin mbasi te lani dhembet ne menyre qe te arrini nje higjiene sa me te mire ne hapsirat ndermjet dhembeve. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori