Mëngjesi ideal për meshkujt
Alan Aragon është një nga nutricionistët më të famshëm në botë. Ai ka realizuar studime të gjera dhe ka punuar me persona që merren me “bodybuilding”, sportistë profesionistë dhe njerëz normalë.

Gjithashtu, këshillat e tij janë gjithmonë të thjeshta për t’u ndjekur dhe nuk rekomandon dieta që sjellin efekte anësore. Kur revista “Men’s Health” e pyeti mbi mëngjesin e duhur për një mashkull, përgjigja e tij ishte e habitshme.

Nuk përmendi vezën apo salçiçen e zakonshme. Nuk përmendi kosin, tërshërën apo frutat. Në vend të tyre, ai tha se duhet pirë një përzierje me kafe të ftohtë, banane, kakao të pasheqerosur, pluhur çokollate dhe arra.
“Ju garantoj që funksionon. Është e shijshme, të ngop, e shëndetshme, e ushqyeshme dhe plot proteina”, thotë Aragon.

Le t’i marrim një nga një përbërësit e kësaj pijeje:
Kafe - Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se kafeja ndihmon në kontrollin e nivelit të insulinës, shpërndan antioksidantë dhe largon kancerin shkruan me shije.

Banane - Është plot me vitamina dhe minerale. Është edhe një burim ideal energjie për atletët, thotë Aragon. Kanë glukozë dhe fruktozë, dy përbërës që i bëjnë mirë personave që shkojnë në palestër.

Kakao - Një studim i viteve të fundit ka treguar se kakaoja ka më shumë përbërës fenolikë të shëndetshëm dhe më shumë antioksidantë sesa çaji jeshil, çaji i zi apo vera e kuqe. Këto përbërës ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, sipas Aragonit.

Arra - Kanë më shumë acide yndyrore omega-3 sesa lajthitë apo bajamet. “Jo vetëm që janë të mira për qarkullimin e gjakut, por edhe për trurin”, shprehet Aragon. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2017, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori