Mendoni mirë para se të fryni buzët (FOTO LAJM)

Nëse vendosni që të fryeni buzët duket që si fillim të kujdeseni dhe të informoheni në lidhje me dëmet që mund të shkaktojë një vendim i tillë. Amelia Greville e cila ka punuar në një mision në Tajlandë, me shumë para të mbledhura, ka vendosur t’i bëj vetes një dhuratë.

Me trendin e buzëve të fryra dhe të formësuara, ajo ka kërkuar nga një mjek me renome, të cilit nuk ia zbulon identitetin, që t'i bëjë fryrjen e buzëve. Ditët e para, 24-vjeçarja i ka pasur buzët e ënjtura jashtë mase, sepse aq kohë i nevojitet shtesës që të adoptohet në buzë.

Për këtë arsye, ajo e ka paditur mjekun, ndërsa ka plasuar fotografitë në rrjete sociale, për të ngritur vetëdijen, rreth intervenimit në buzë.

"Angazhova mjekun më të shtrenjtë dhe iu nënshtrova procedurës më të kushtueshme, vetëm që të kem sukses. Megjithatë, mbeta më e shëmtuar se që isha" ka thënë ajo, duke kërkuar që të mos provohet ky intervenim. /albeu.com/


Shtuar më 25/01/2016, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori