Mendojmë se i dimë të gjithë por gabohemi, kur dhe si duhen larë duart
Mbrojtja më e mirë kundër sëmundjeve dhe përhapjes së tyre është larja e duarve. Kur fërkon sytë ose hundën me duar me mikrobe, ftohesh e të zë gripi më kollaj.

Prandaj, gjëja më e mirë është të lash duart rregullisht.

1-Por kur duhet t’i lash duart:

Pasi të shkosh në banjë.

Pasi t’i ndërrosh pelenat fëmijës ose pasi ta kesh çuar në banjë.

Para dhe pasi të mjekosh një plagë ose një të prerë.

Para dhe pasi të takosh një të sëmurë.

Para se të përgatitësh, të hash ose të shërbesh ushqim.

Pasi të teshtish, të kollitesh a të shfrysh hundët.

Pasi të prekësh një kafshë ose jashtëqitje kafshësh.

Pasi të hedhësh plehrat.

2-Si duhet t’i lash duart?

Njomi me ujë të rrjedhshëm e të pastër dhe fërkoji me sapun.

Shkumoji mirë, pa harruar thonjtë, gishtat e mëdhenj, kurrizin e dorës dhe pjesën midis gishtave.

Fërkoji për të paktën 20 sekonda.

Shpëlaji me ujë të rrjedhshëm e të pastër.

Thaji me peshqir të pastër ose me letër duarsh.

Këto janë masa të thjeshta, por parandalojnë sëmundjet dhe shpëtojnë jetë. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori