Mbappe trondit PSG-në, humbet Championsin

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, do të mungojë për rreth 3 javë.

Klubi kampion i Francës komunikoi së fundmi për publikun se sulmuesi ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë dhe për pasojë do të jetë jashtë fushave për rreth 3 javë.

Duke parë kalendarin e ndeshjeve të radhës, kampioni i botës humbet finalen e Kupës së Ligës me Lionin (31 korrik) dhe përballjen e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve në 12 gusht kundër Atalantës.

Mbappe u dëmtuar 3 ditë më parë në finalen e Kupës së Francës kundër Sent Etienit (1-0) teksa pësoi një ndërhyrje brutale në këmbë.

Tashmë, parizienët duhet t’i bëjnë llogaritë pa të në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Atalantës.


Shtuar 27.07.2020 16:01