Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare aktori i njohur

Aktori 98-vjeçar Leslie Phillips, i njohur për rolin e tij si “Kapelja e klasifikimit” në sagat “Harry Potter”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur agjenti i tij duke njoftuar se Phillips vdiq “në mënyrë” paqësore në shtëpinë e tij ditën e djeshme.

Phillips ka luajtur 174 role gjatë karrierës së tij, sipas IMDB. Më e rëndësishmja, ai u shfaq në “Harry Potter”, “Venus”, “Carry On” dhe “Doctor in the House”.

Phillips ka lindur në Tottenham, më 20 prill 1924. Në vitet 1980, ai u bashkua me Royal Shakespeare Company dhe luajti role të tilla si Falstaff në “The Merry Wives Of Windsor”.

 

 

Phillips ka lënë pas gruan e tij dhe katër fëmijë adultë nga një lidhje e mëparshme.