Më thuaj çfarë shenje horoskopi është partneri yt të të them sa përputheni në shtrat
Thonë që fati, dashuria, lumturia janë të shkruara në yje. Po sikur seksi të jetë po ashtu i shkruar në yje? Zbuloni 'kiminë' më të mirë tuajën në dhomën e gjumit sipas astrologjisë seksuale:

Dashi - Dashi karakterizohet nga siguria dhe agresiviteti gjatë aktit seksual. I pëlqen të ketë lojën nën kontroll dhe dëshiron të ketë në shtrat një partnere të bindur. I pëlqejnë lojërat emocionale dhe stimujt e ndryshëm. Përputhen më mirë seksualisht me: luanin, peshoren, binjakët dhe akrepin.

Demi - Demët janë më shumë sensualë se sa seksualë. Për këtë shenjë aromat, tingujt dhe prekjet e një përvoje seksuale janë shumë të rëndësishme.
Përputhen më mirë seksualisht me: akrepin, gaforren,virgjëreshën dhe bricjapin.

Binjakët - Binjakët janë të rehatshëm përsa i përket seksualitetit të tyre, u pëlqen të bëjnë seks në vende të ndryshme dhe nuk janë të turpshëm për fjalët e pista të përdorur gjatë aktit. Ju pëlqen të eksperimentojnë. Përputhen më mirë seksualisht me: dashin, binjakët, shigjetarin dhe ujorin.

Gaforrja - Gaforret janë intuitivë dhe mund ta kuptojnë fare lehtë se çfarë kërkon partneri i tyre. Për gaforren, seksi është diçka e dashur dhe plot epsh. Përputhen më mirë seksualisht me: demin, luanin, bricjapin dhe peshqit.

Luani - Luani konsiderohet si shenja më e rafinuar e horoskopit, me shije të shkëlqyera dhe ndjeshmëri delikate. Seksi për luanët përfshin stimulim mendor dhe paralojë verbale. Ju pëlqejnë elementët sugjestivë, si muzika gjatë aktit seksual. Përputhen më mirë seksualisht me: akrepin,dashin, shigjetarin dhe luanin.

Virgjëresha - Virgjëresha shijon prekjen në çdo vend gjatë paralojës dhe i pëlqen të bëjë masazhe që nxisin dëshirën seksuale. Përputhen më mirë seksualisht me: demin, pPeshoren, peshqit dhe bricjapin.

Peshorja - Peshoret mbështeten tek sharmi dhe kimia e tyre për të tërhequr partnerët. Janë shumë të vëmendshëm ndaj nevojave dhe kërkesave të partnerëve. Përputhen më mirë seksualisht me: dashin, binjakët, luanin dhe shigjetarin.

Akrepi - Akrepët janë pasionantë, plot epsh dhe kanë një kimi të fortë seksuale. Ju pëlqejnë ecmoionet e forta e kombinuar me ndjeshmëri. Përputhen më mirë seksualisht me: demin, luanin,akrepin dhe peshqit.

Shigjetari - Shigjetarëtjanë sharmantë, të dashur dhe të vëmendshëm në dhomën e gjumit. Por keni tendencën të mërziten shpej. Përputhen më mirë seksualisht me: luanin, dashin, binjakët dhe ujorin.

Bricjapi - Ashtu si luani, edhe bricjapi ka reputacionin e të qenit një ndër shenjat më seksuale të horoskopit, nuk e kanë të vështirë për të ngjallur një epsh të fortë seksual tek partneri juaj.
Përputhen më mirë seksualisht me: gaforren, demin, bricjapin dhe virgjëreshën.

Ujori - Në përgjithësi konsiderohen si intelektualë dhe idealistë. Në pamje të parë nuk e shfaqin hapur dëshirën seksuale, por brenda vetes jan entuziastë kur vjen puna tek seksi.
Përputhen më mirë seksualisht me: binjakët, ujorin, shigjetarin dhe virgjëreshën.

Peshqit - Në shtrat jan romantikë, seksualë, të gjallë dhe vlerësojn imagjinatën. Ju pëlqen të kënaqin më shumë partnerët se sa veten. Përputhen më mirë seksualisht me: akrepin, gaforren, virgjëreshën dhe peshoren
Shtuar më 29/07/2019, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori