Më pak ushqim për një trup në formë
Liga e kampionëve
Nuk janë operacionet plastike zgjedhja e vetme dhe e duhur për të patur një shëndet estetik sa më të mirë por konsumimi i sa më pak ushqimi. Në këtë mënyrë do të keni një trup shumë në formë.

Kërkuesit e Universitetit të Goteborgut në Suedi kanë dalë në konkluzion se konsumimi i sa më pak kalorive bën që të plakeni më ngadalë dhe gjithashtu të jeni më të shëndetshëm.

Reduktimi i kalorive rrit nivelin e çlirimit të enzimave peroksideroksinë të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të organizmit tonë.

"Ne kemi vërtetuar se ulja e kalorive ngadalëson plakjen sepse sa më pak kalori të ketë në organizëm aq më shumë enzima peroksideroksinë çlirohen. Këto enzima riparojnë dëmtimet e qelizave”, shprehet Mikael Molin, profesor në Universitetin e Goteborg-ut. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori