Mbrojtja e anglishtes, detajet dhe kostot e TOEFL
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Që të jesh një student i nivelit Master në Universitetet shqiptare, qofshin publikë apo privatë, je i detyruar të kesh të mbrojtur gjuhën angleze. Në bazë të ligjit të ri për Arsimin e Lartë, ky detak kthehet në detyrim për studentin shqiptar.

Njohja bëhet me anë të dy testeve tepër të njohur andërkombëtarisht: TOEFL dhe TOEIC, të cilët mund të zhvillohen edhe në vendin tonë.

Edhe interesimi i studentëve ka qënë tepër i lartë jo vetëm se i duhet për diplomën e Masterit apo Doktoraturës por edhe sepse këto teste janë të vlefshme në çdo vend të botës.

Po sa kushtin dhe cilat janë hapat për tu dçertefikuar me një diplomë të gjihës angleze në TOEFL apo TOEIC:

Testi i TOEFL ITP 2 orë

Seksioni Numri i pyetjeve Koha e administrimit Pikët

Të kuptuarit përmes dëgjimit 50 35 minuta 31 – 68

Struktura dhe shprehitë e të shkruarit 40 25 minuta 31 – 68

Të lexuarit 50 55 minuta 31 – 67

TOTALI 140 115 minuta 310 – 677



Pikët e testit të TOEFL ITP

Nivelet e CEFRL Pikët minimale

C1 627 Pikë

B2 563 Pikë

B1 477 Pikë



Çmimi i një testi të TOEFL ITP

Çmimi i testit të TOEFL ITP 50 euro

Raporti i rezultatit 16 euro

Totali 66 euro



Përmbajtja e testit të TOEIC

Testi i TOEIC Listening and Reading është një test i shkruar në letër që plotësohet me laps, me pyetje me alternativa. Ky test ka dy seksione që kanë nga 100 pyetje secili.

Seksioni I: Të dëgjuarit

Personat që testohen dëgjojnë disa pyetje dhe biseda të shkurtra të regjistruara në anglisht, dhe më pas u përgjigjen pyetjeve mbi bazë të asaj që ata kanë dëgjuar (100 pyetje në total).

Pjesa 1: Fotografi

Pjesa 2: Pyetje-Përgjigje

Pjesa 3: Biseda

Pjesa 4: Diskutime të shkurtra



Seksioni II: Të lexuarit

Personat që testohen lexojnë disa materiale dhe më pas i përgjigjen pyetjeve sipas mendimit të tyre (100 pyetje në total).

Pjesa 5: Fjali të paplota

Pjesa 6: Gjetje gabimi ose plotësim fjalie

Pjesa 7: Të kuptuarit përmes leximit



Kohëzgjatja e testit

Testi zgjat përafërsisht 2 orë e gjysmë, më konkretisht:

45 minuta për Seksionin I

75 minuta për Seksionin II

30 minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve biografike



Çmimi i një testi të TOEIC

Çmimi i testit të TOEIC Listening & Reading 120 euro

Certifikata 14.9 euro

Totali 134.9 euro



Shtuar më 13/01/2012, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian