Mbjellja e flokëve ka edhe rreziqe
Sot është bërë shumë "moderne" mbjellja e flokëve, sidomos te ata që u kanë rënë konsiderueshëm ato.

Rreziku më i madh në mbjelljen e flokëve është se pacienti mund të mos jetë i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Disa rreziqe tjera që mund të kanosen gjatë mbjelljes dhe pas mbjelljes së flokëve janë: gjakosja e tepërt, bartja dhe vdekja e shumë gjëndrave të transplantuara, shoku pas transplantimit për humbjen e flokëve etj.

Një studim i bërë në 425 flokë te pacientëve, vetëm 5 përqind kanë pasur komplikime gjatë dhe pas procedurës së mbjelljes. Transplantimi i flokëve mund të kushtojë 6000 dollarë, varësisht nga teknika e përdorur, vendi dhe reputacioni i kirurgjisë, hapësira e flokëve të humbura dhe numri i flokëve të mbjella.

Për të vendosur në mbjelljen e flokëve merrni parasysh dhimbjen, kohën dhe mbi të gjitha rezultatin që mund të jetë jo i kënaqshëm.
Shtuar më 28/05/2012, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori