Mbipesha shkakton 124 mijë raste të reja tumoresh në vit
Mjekët vazhdojnë të përsërisin se mbipesha apo obeziteti shton rrezikun e prekjes nga tumori. Këtë e konfirmon edhe një studim i prezantuar në Kongresin Evropian të Onkologjisë, i cili u mbajt para disa ditësh në Berlin.

Sipas Andrew Renehan të Universitetit të Mançesterit, të paktën 124.000 rastereja kanceri janë shënuar në Evropë gjatë vitit 2008 dhe të gjitha këto raste janë
shkaktuar nga mbipesha.

Dhe shkak për këtë mbipeshë janë zakonet e të ngrënit: shumë ushqime me yndyra, të skuqura, të kripura, sallata pikante, shumë mish, pak fruta dhe perime. Dhe mbi të gjitha, shumë pak sport, sidomos të rinjtë dhe të moshuarit. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2011, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori