Mbërrin airpods 3, modeli i kufjeve me Wi-Fi që po "çmend" tregun
Po mbërrijnë Airpods-3, Apple nuk humbet kohë dhe është duke u përgatitur ti nxjerrë në shitje kufjet e reja brenda këtij viti.

Do të jenë rezistente ndaj ujit, si gjithmonë të rehatshme për shkak se nuk janë të lidhura e falë një teknologjie të fundit, do të kenë dhe risinë e fashitjes së zhurmave.

Ekspertët thonë se Airpods-et e gjeneratës së re do të kenë gjithashtu një përditësim, përs a i takon dizajnit, proceset e prodhimit do të ndryshojnë për të përdorur më mirë hapësirën e për të reduktuar kostot.
Në treg do të hidhen dy modele, njëri më ekonomik e më pak inovativ, tjetri me i kushtueshëm e me një dizajn pak më ndryshe.

Disa skeptike e vunë në lojë fillimisht parimin e kufijëve “ëireless” të Apple-t, por në fund, ato u përhapën me shpejtësi dhe dy vjet pas prezantimit, konsiderohen produkti i dytë më i shitur i gjigantit amerikan të teknologjisë.

Vetëm vitin e kaluar, u shitën 28 milionë të tilla, e parashikimet janë shumë optimiste, shifrat po vijnë në rritje, ndaj ekspertët mendojnë se në 2021-shin, shitjet mund të mbërrijnë në 100 milionë copë.

Shtuar më 12/07/2019, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori