Princ Harry akuza të rënda ndaj vëllait të tij: Më ka sulmuar fizikisht

Princi Harry ka pohuar se vëllai i tij Princi William e sulmoi fizikisht atë. Kjo sipas The Guardian, qè raporton se ka siguruar një kopje të librit “Spare” të Dukës së Sussex.

Gazeta raportoi se libri tregon një debat mes çiftit për gruan e Princit Harry, Meghan.

“Ai më kapi për jake dhe më përplasi në dysheme”, citon The Guardian të ketë shkruar Princ Harry.

Nërkohë, The Guardian ka kërkuar një koment për kujtimet e ndara të Harryt, por nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e tyre.

Sipas The Guardian, libri thotë se grindja u ndez nga komentet që Princi William i bëri Princit Harry në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019.

Princi Harry, thotë gazeta, shkruan se vëllai i tij ishte kritik për martesën e tij me Meghan Markle, dhe se Princi William e përshkroi atë si “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “gërryesre”.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt”, ka thënë Harry.

“U shtriva për një moment i trullosur, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë.”

Princi Harry shkruan me tej se vëllai i tij e nxiti atë të kundërpërgjigjej, por ai refuzoi ta bënte këtë.

Më vonë, pinci William u duk “i penduar dhe kërkoi falje”./albeu.com


Shtuar 5.01.2023 08:35