Maskë me qumësht dhe petale trëndafili për lëkurë të shëndetshme
Pëlqej
Petalet e trëndafilit janë një aleat i shkëlqyer për fytyrën, e ndërsa kur gërshetohet me qumështin, rezultati është i shkëlqyer. Kjo maskë është e thjeshtë për t’u përgatitur dhe gjatë vendosjes nuk ju merr shumë kohë. Përbërësit për këtë maskë janë petalet e trëndafilit, 1 filxhan qumësht natyral dhe pak mjaltë.

Përzieni disa petale trendafili me qumësht, deri sa të formoni një pastë. Mund t’a lini të qëndrojë në frigorifer sa të dëshironi. Para se të vendosni masën e përgatitur në fytyrë, hidhni dhe pak mjaltë. Vendosni masën e përgatitur çdo mëngjes dhe e lini të qëndrojë 5 minuta, pastaj shpërlani fytyren me ujë të vakët. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori