Dalëngadalë po i kthehemi një normaliteti të ri dhe kjo do të thotë që ende nuk e dimë për sa kohë do të na duhet ta mbulojmë
fytyrën me maska. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tyre të nevojshëm gjatë kohës që jemi në supermarket apo në vende ku grumbullimi i njerëzve është më i madh.
Tani çfarë duhet të dimë është se përdorimi i shpeshtë i saj na acaron
lëkurën. Madje, në zonat ku maska është në kontakt më të afër me
fytyrën, mund të krijohen akne, pika të zeza apo skuqje. Çfarë duhet të bëni për ta shmangur?
1. Kushtoji vëmendje llojit të maskës që ble
Nuk ka rëndësi në fakt nëse është një maskë e blerë apo e bërë vetë, rëndësi ka materiali i saj. Ekspertët rekomandojnë të
hiqni dorë nga copat sintetike dhe të zgjidhni diçka të butë, si pambuku. Kështu lëkura do të ndihet edhe më e mbrojtur.
2. Hiq dorë nga make up-i për disa kohë
Lëre
fytyrën të marrë frymë! Vendosja e maskës e përkeqëson një fytyrë me fondatinë. Do të shihni pore të hapura, madje edhe akne të reja nëse vijoni me rutinën e zakonshme.
3. Hiq dorë nga larësit apo scrub-i i fortë
Eshtë koha që ta konsideroni
lëkurën tuaj aq të ndjeshme sa të një bebeje. Eshtë e rëndëishme ta hidratoni dhe të përdorni larës që nuk jua lënë të thatë
fytyrën.
4.
Lani fytyrën sapo të
hiqni maskën
Qëndrimi me maskë për një kohë të gjatë, nuk e lë
lëkurën të marri ajrin që i duhet duke krijuar papastërtira brenda saj, që më tej përkthehen në akne. Sapo të shkoni në shtëpi,
lani duart,
hiqni maskën dhe
lani me kujdes
fytyrën.
Shtuar më 22/04/2020,
ora 16:11