Lewandowski: Shpresoj që tifozët e Bayern të kuptojnë, por unë kërkova të largohem

Robert Lewandowski konfirmon se vullneti i tij është të largohet nga Bayern këtë verë. Kapiteni i Polonisë, në një intervistë dhënë për BILD, shpjegon arsyet e zgjedhjes së tij, duke iu drejtuar drejtpërdrejt tifozëve të Bayern Munich: “Shpresoj që një ditë tifozët e Bayern-it të më kuptojnë”, filloi t’i shpjegonte polaku.

“Unë kam ende një vit në kontratën time, kështu që kërkova nga klubi që të shitem. Në situatën aktuale mendoj se është zgjidhja më e mirë për t’u siguruar që ata mund të marrin kompensim për transferimin tim. Nuk dua të detyroj asgjë, nuk bëhet fjalë për këtë, por për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Më duhet të ftoh emocionet, dua të flas me qetësi dhe jo përmes mediave”, përfundoi Lewandowski. /albeu.com/


Shtuar 17.06.2022 20:59