Maska me mjaltë, më e mira për çdo lloj fytyre
Maska që ju sugjerojmë në Neps.al, kombinon mjaltin dhe shafranin ndërtjerash. Kjo e bën që të jetë më e përshtatshme për të reduktuar njollat kafe në fytyrën tonë si dhe për t’i dhënë një ngjyrë më të bukur lëkurës së fytyrës.

Mjalti ndërtjerash shërben edhe si një antioksidant që do t’i japë shkëlqim lëkurës. Lëngu i limonit dhe kosi shërbejnë për të larguar qelizat e vdekura si dhe përshpejtojnë rigjenerimin e të tjerave.

Çfarë ju duhet:

1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle kos
½ lugë gjelle shafran

Udhëzime:

Bashkoni të gjithë përbërësit në një tas.
Aplikojeni maskën (shtresë e hollë) mbi lëkurën tuaj.
E lini të veprojë për 20 minuta dhe në fund e shpëlani me ujë të ngrohtë.
Përsëriteni këtë maskë 1 herë në javë dhe rezultatet e para do të jenë të dukshme brenda 2-3 muajve.
Shtuar më 23/08/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori