Maska me kos dhe piper të zi kundër zbokthit
Zbokthin është një fenomen shqetësues për një pjesë të madhe të popullsisë për këtë shpesh lind nevoja për të përdorur mënyra të ndryshme për të shmangur një problematikë të tillë.

Zbokthi është diçka që askush nuk dëshiron ta ketë, ndërsa parandalimi i tij varet nga metodat që zbatohen për trajtimin e tij.

Ka shumë produkte që mund ti bleni në barnatore, por ekzistojnë edhe preparate natyrale që zgjidhin problemin kundër zbokthit.

Po ju paraqesim maskën fantastike me kos dhe piper të zi, e cila është e shkëlqyer për zhdukjen e zbokthit. Kosi përmban një dozë të bakterieve të “shëndetshme” që ndihmojnë në rregullimin e infeksioneve fungale në gjithë trupin.

Piperi i zi është një antiseptik natyral, dhe është ideal për këtë trajtim.

Përbërësit e nevojshëm: dy lugë piper (të grirë imët) dhe një gotë kos (sugjerohet kos apo jogurt i dendur). Përzieni këto përbërës dhe aplikojeni në lëkurën e kokës. Lëreni që të qëndrojë për një orë, pastaj lajeni kokën duke përdorur shampo të butë. Është shumë e rëndësishme që përbërësit të jenë të freskët, në mënyrë që trajtimi të ketë efekt. /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2016, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori