Tërmeti i fuqishëm “shkund” Greqinë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vendin fqinj.

Sipas burimeve nga mediat vendase, bëhet me dije se lëkundjet janë shënuar 23 kilometra në veriperëndim të Antikythera, me thellësi 57.6 km.

Lëkundjet, janë ndjerë në disa zona të Peloponezit, si në Kalamatë dhe Tripoli, por edhe në Atikë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion për dëme materiale apo njerëzore.

Kujtojmë se në vendin fqinj, tërmetet janë të shpeshta, pasi Greqia bën pjesë në vendet me aktivitet sizmik të lartë./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 09:01