Heqja e shiritit nga Aubameyang, këto janë kanditatët për kapiten tek Arsenali

Mbështetësit e Arsenalit kanë përdorur rrjetet sociale për të thënë se kush duan të bëhet kapiteni i ri i përhershëm i klubit.

Topçinjtë konfirmuan të martën në mëngjes se sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang i ishte hequr shiriti i kapitenit dhe nuk do të konsiderohet për t’u përzgjedhur për ndeshjen e së mërkurës me West Ham United.

Football.london, kupton se ka shumë kandidatë për t’u bërë kapiteni i ri, duke përfshirë Ben White , Martin Odegaard , Alexandre Lacazette dhe Kieran Tierney.

Ky i fundit nga katër, Tierney, është një zgjedhje shumë e popullarizuar në mesin e mbështetësve të Arsenalit, me emrat e Gabriel Magalhaes dhe Aaron Ramsdal të përmendur gjithashtu nga tifozët e Topçinjve. /albeu.com


Shtuar 14.12.2021 15:13