E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Martesat brenda gjakut jo të rrezikshme?
Alan Bittles, një studiues australian në Universitetin Murdoch në librin e tij të titulluar “Consanguinity in Context” i publikuar në revistën e universitetit Oxford,shkruan se martesa mes kushërinjve është paragjykuar padrejtësisht.

Sipas tij, kjo martesë nuk është e rrezikshme madje do të bënte mirë edhe në ruajtjen e geneve dhe ADN.

Sipas Bittles, i cili është duke studiuar këtë çështje prej 35 vjetësh, 10% e popullsisë është e martuar me një kushëri të parë ose të dytë dhe veçanërisht në disa zona të Azisë dhe Lindjes së Mesme përqindja shkon deri në 50%.

Rreziku i shfaqjes së sëmundjeve gjenetike është mbivlerësuar shprehet studiuesi.

Rreziku ekziston por është për disa sëmundje të rralla. Nuk ka rrezik të lartë pasi shkalla e sëmundjes është vetëm në 4% të rasteve nga këto martesa dhe si rrjedhojë e disa sëmundjeve të rralla. 90% e këtyre martesave nuk paraqesin asnjë rrezik”, shprehet Bittles.
Shtuar më 02/05/2012, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori