“Mallkimi i nëntorit”, a do t’i shpëtojë ndarjes lidhja juaj
Pëlqej
Në 2010-n, gazetari Devin McCandless grumbulloi të dhënat e mbi 100,000 profileve në Facebook dhe zbuloi se njerëzit ndahen më së shumti fill pas Shën Valentinit, dhe për çudi, përpara festave të fundvitit.

Gjetja e vlerës së saktë të çifteve që ndahen çdo vit në nëntor, është prakitkisht e pamundur. Ekspertët thonë se gjatë kësaj periudhe ndahen kryesisht të rinjtë që sapo kanë nisur fakultetin. Pasi kalojnë disa muaj në shkollë, jeta e tyre ndryshon, njohin njerëz të rinj, përvoja të reja dhe kuptojnë se marrëdhënia e mëparshme s’i përmbushte dhe ka nevojë të ndryshojë.

Sidoqoftë, ndarja e papritur para festave nuk u ndodh vetëm vitparistëve. Nëse një çift i kalon festat bashkë, gjërat bëhen më serioze dhe ecin më me shpejtësi. Nëse ndahen ama, çlirohen nga presioni i zgjedhjes me kë do t’i kalojnë festat, me partnerin apo familjen? Dhe nëse nuk zgjedhin, duhet të takojnë familjet e njëri-tjetrit, që është ekzaktësisht ajo që nuk duan: që gjërat të bëhen shpejt e shpejt. Le të mos harrojmë që ndarja para festave i shpëton nga dhuratat.

Së treti, njerëzit duan që ta nisin vitin e ri me këmbë të mbarë, me mendje të kthjellët dhe pa dyshime. Prandaj një marrëdhënie që ndoshta nuk i bënte aq të lumtur, duhet të mbetet pas.

Po e pagëzojmë “mallkimi i nëntorit” sepse vërtet njerëzit duan të ndahen para festave, por janë edhe të njerëzishëm. Mesi i nëntorit është momenti perfekt për të kërkuar ndarjen pasi i lë kohë palës tjetër të marrë veten deri në festat e fundvitit dhe të bëjë paqe me çfarë ndodhi.
Shtuar më 08/11/2018, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori