Gjermania parashikon rihapjen e të gjitha dyqaneve dhe shkollave në maj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se do të flasë sot në mesditë në lidhje me lehtësimin e masave në Gjermani.

Gjermania do të vendosë sot nëse do të marrë hapa vendimtarë për lehtësimin e kufizimit duke lejuar rihapjen e të gjitha dyqaneve dhe shkollave duke nisur nga muaji maj, sipas një projektmarrëveshjeje mes qeverisë dhe rajoneve.

Vendi synon gjithashtu të autorizojë rifillimin e kampionatit të futbollit në muajin maj, ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Këto masa janë bërë të mundura sepse pas etapave të para të lehtësimit të masave kufizuese, filluar më 20 prill, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka mbetur i ulët dhe asnjë valë e re kontaminimi nuk është regjistruar këto ditë”, nënvizon teksti.


Shtuar 6.05.2020 09:31