Mal i Zi, 40 km ski për të parë të afërmit
Dëshironte të shihte me çdo kusht hallën dhe kushëririn që jetojnë në një fshat të vogël e të izoluar për shkak të dëborës dhe për të bërë këtë ka përshkuar mbi 40 kilometra me ski.

Ngjarja ka ndodhur në Mal të Zi. Milutin Nediç, nga qyteti i Nikshiçit, 60 km larg Podgoricës, e ka nisur fillimisht rrugën me makinë, por më pas rruga ishte e pakalueshme dhe e vazhdoi me ski.

Ai u nis në orën 9 të së enjtes dhe pas shumë orësh marshim ndaloi tek një i afërm për të pushuar dhe për t’u nisur ditën tjetër, duke përshkuar në total 40 kilometra. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori