Makina me naftë rrit rrezikun e kancerit të mushkrive
Gazrat që lëshojnë motorët e makinave me naftë, të klasifikuar edhe më parë si kancerogjene nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), konsiderohen si shkak i shtimit të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, në një studim të fundit të saj.

Rezultatet e fundit të hulumtimit amerikan, – thotë Sergio Harari, drejtor i spitalit San Giuseppe di Milano, – përforcojnë analizat e mëparshme që dokumentojnë se ndotja prej të tilla gazrave përbën edhe shkakun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe respiratore, duke përfshirë në veçanti tumoret e mushkërive”.

Gjithsesi, ky studim nuk harron të përmendë edhe faktin tjetër, se tymi i cigares, vazhdon të zërë vendin e parë në shkaktimin e tumoreve të mushkërive. Konkretisht, studiuesit amerikanë, Michael D. Attfield dhe Debra T.
Silvermanhanno, analizuan të dhënat e marra në mbi 12 mijë minatorë që përdorin makina të ndryshme me motorë me naftë.

Zbulimet treguan se minatorët më të ekspozuar ndaj gazeve, kishin rrezikun më të lartë të zhvillimit të kancerit të mushkërive, duke rrezikuar madje edhe vdekjen Infonline.

Rezultatet e hulumtimit tonë janë të rëndësishme edhe për miliona evropianë të cilët çdo ditë duhet të përdorin pajisje me naftë. Por edhe duke iu referuar qendrave urbane të Kinës, Meksikës dhe Portugalisë, të cilat gjatë dekadës së fundit kanë arritur nivelet e smogut, të ngjashme me ato të regjistruara në minierat nëntokësore”, citojnë autorët e këtij studimi. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori