Majdanozi lufton njollat në fytyrë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për të luftuar shenjat dhe njollat ne fytyrën tuaj, mjafton që ju të përdorni gjerësisht majdanozin. Ai largon shenjat nga aknet, njollat kafe qe dalin nga dielli dhe jo vetëm kaq, por i jep fytyrës shkëlqim dhe pastërti.

Ja si të veprojmë për të pasur një fytyrë të pastër, në një kohë mjaft të shkurtër. Në fillim duhet të zieni gjysmë litri ujë dhe të fusni brënda një degë majdanozi.

Pasi të ziejë mirë, lëreni te ftohet dhe ruajeni në frigorifer. Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje merrni pak pambuk, lageni me këtë lëng dhe pastroni fytyrën.

Shenjat do fillojnë të zhduken pas disa javësh dhe rezultati do të jetë ai i kërkuari. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori