“Pa luftën e Jasharëve nuk do të kishte UÇK”, Kurti flet për rënien heroike të kryekomandantit

Kryeministri Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se rënia heroike e kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes së tij është pike kthese në historinë e Kosovës.

“Rënia e tyre shpërfaqi fytyrën e vërtetë të shtetit serb si asnjëherë më parë”, tha Kurti.

Ai më tej tha se pa luftën dhe qëndresën e Jasharajve nuk do të kishte UÇK.

Kurti tha se për Jasharajt flijimi i tyre nuk ishte diçka e jashtëzakonshme, dhe se me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre. Ai tha se Adem Jashari asnjëherë nuk e braktisi idealin për liri dhe qëndroi me popullin e tij.


Shtuar 5.03.2020 09:07