Magjia që bën aspirina në flokët tuaj
Aspirina i bën flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe të bujshme, ndërkaq shumica e femrave kanë përvojë pozitive me eliminimin e qindpërqindtë të zbokthit duke e përdorur aspirinën.

Duhet të dini edhe që aspirina nuk ushqen rrënjën e flokut, por ndikon në dukjen e jashtme të flokut, andaj efekti është i dukshëm që nga përdorimi i parë, transmeton Telegrafi.

Mund ta shtoni në maskën e flokëve, në atë mënyrë që do të grimconi 4-5 tableta (t’i bëni pluhur) dhe t’i përzieni me maskën të cilën tashmë e keni.

Ekziston edhe mënyra më e thjeshtë, të cilën me kënaqësi jua rekomandojmë: Merrni tri tableta aspirine dhe hidhini në një shishe me ujë të nxehtë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja.
Shtuar më 17/10/2018, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori