“Dhimbje koke” për trajnerin Kolela, dëmtohet kapiteni i Partizanit, ja sa javë do të mungojë

Ditën e djeshme ndaj Bylisit në portë ishte Bekim Rexhepi, ndërkohë që Alban Hoxha nuk ishte as në stolin e rezervave.

Mësohet se arsyeja është një dëmtim i pësuar nga kapiteni kur të kuqtë po u shkonin drejt fundit përgatitjeve të ndeshjes së djeshme.

35-vjeçari mësohet se ka pasuar një çarje muskulore, që do të kërkojë rreth tri javë rikuperim, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Ai i bashkohet në infermieri Sotës, gjithashtu i dëmtuar. Kjo dyshe janë elementë kryesorë për ofensivën e kuqe dhe padyshim që krijojnë telashe për Kolelën.


Shtuar 14.02.2023 12:41