Lulja më e rrallë në botë, lulëzon një herë në 12 vjet
Pëlqej
Bimët e rralla gjithnjë do të shkaktojnë kuriozitet tek njerëzit në të gjithë botën.

Lulja e Indisë, Neelakurinji, që lulëzon çdo 12 vjet është një nga lulet më të rralla në botë.

Lulja Neelakurinji, çel vetëm një herë në 12 vjet në shtetin jug-perëndimor të Indisë të Kerala, ku mbulon kodrat në ngjyrë vjollcë.

Neelakurinji është një bimë monokarpike, që do të thotë se çdo kërcell i saj riprodhohet një herë pas lulëzimit dhe pastaj vdes dhe merr një periudhë të caktuar për farat e reja që të lulëzojnë.

Lulëzimi masiv çdo 12 vjet ndihmon mbijetesën e bimës.

Shtuar më 18/10/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori