Lulet që shërojnë pagjumësinë dhe parandalojnë gripin
Shkencëtarët nga NASA së fundmi kanë zbuluar se mbajtja e disa luleve të caktuara në shtëpi mund t’ju parandalojë të sëmureni dhe t’ju ndihmojë të flini më lehtë.

Mënyra se si arrihet deri te kjo, është se bimët funksionojnë asisoj që i largojnë kimikalet e dëmshme nga ajri brenda shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Produktet e përditshme janë të mbushura me toksina, dhe lulet ndihmojnë në largimin e tyre.

Palma Areka (Chrysalidocarpus lutescens)

Kjo lule ndihmon në pastrimin e ajrit, ndërsa ka origjinë nga Madagaskari dhe është e përshtatshme për ambient shtëpiak.

Palma “Zonjë” (Rhapis exelsa)

Kjo është bimë e njohur elegante, dhe ndër më të lehtat për ta rritur.

Përveç se shërben si pastruese e mahnitshme e ajrit, ajo mund të mbijetojë nën rreze të diellit dhe në hije, dhe në çfarëdo temperature.

Palma Bambu (Chamadeorea seifrizii)

Në mënyrë të përsosur kjo bimë i largon formaldehidet dhe vepron si lagështues natyral. Mjafton ta vendosni një apo dy të tilla në dhomë dhe të gjitha toksina largohen. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2018, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori