Luleshtrydhet për një zemër të shëndetshme
Pëlqej
Një studim britanik i mëshon faktit se luleshtrydhet janë magjike për zemrën dhe sistemin kardiovaskular. Bëhet fjalë për substanca që aktivizojnë dhe stimulojnë prodhimin në brendësi të organizmit të një proteine të veçantë që quhet Nrf2, e cila njihet për vetitë e saj antioksidante dhe mbrojtëse.

Luleshtrydhet të cilat njihen për numrin e vogël të kalorive, favorizojnë prodhimin e kësaj proteine, e cila ka aftësinë për të ulur dukshëm faktorët e riskut të sëmundjeve që prekin zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Me pak fjalë, frutat e para të stinës së pranverës janë aleate të të gjithëve kur bëhet fjalë për një zemër të shëndetshme. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori