Arjola Demiri dërgon pjesëtarin e ri në familje, por pse ai i krijoi konflikt me fëmijët (FOTO LAJM)

Aktorja Arjola Demiri ka treguar së fundmi në rrjet sociale se familjes së saj i është shtuar një anëtar, siç e quan ajo.

Bëhet fjalë për një qenush. Ajo ka treguar se qenushi i saj është dy muajsh dhe është i rracës doberman, por ajo ka një problem.

Nuk i kanë gjetur ende një emër dhe kjo ka shkaktuar “konflikt” në familje. Prandaj aktorja kërkon ndihmë nga ndjekësit për një emër.

Kujtojmë se Arjola Demiri dhe tre fëmijët e saj, tashmë edhe anëtari i ri presin të hyjnë në shtëpinë e re që ajo mori dhuratë gjatë qëndrimit në “Big Brother”.

Ndjekësit kanë qenë gjithmonë kurioz dhe e kanë pyetur vazhdimisht se kur do të kalojë në shtëpinë e re, por aktorja ka treguar se shtëpia është në ndërtim e sipër./albeu.com/