Luftoni plakjen me fara luledielli
Pëlqej
Ndonëse do ju duket paksa e çuditshme, farat e lulediellit na ndihmojnë kundër plakjes, por ato janë edhe një ushqim mjaft i mirë për të na penguar oreksin. Farat janë një ilaç i vërtetë edhe për lëkurën dhe flokët tanë. Vetitë e tij kuruese janë të shumta, e ndërsa padyshim duhet të shtohet doza e tyre.

Nëse ushqimit të mëngjesit do t’i shtoni edhe fara luledielli, organizmi përveçse vlerave mjaft të mëdha ushqyese, do të ndihet i ngopur për një kohë të gjatë. Farat e lulediellit përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët.

Farat janë një produkt i pasur me vitamina dhe yndyrna. Ato janë një burim i vitaminave që ndihmojnë për të luftuar kundër plakjes dhe për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak.

Jo vetëm kaq, por fara përmban deri në 1/4 e proteinave ushqyese, të cilat janë plotësisht të përshtatshme për nevojat e organizmit.

Përveç këtyre ajo përmban lipide, karbohidrate, vitaminat dhe minerale të cilat janë të nevojshme për të bërë një vakt të plotë. Duke ngrënë një herë në javë një grusht me fara luledielli të pjekura, ju merrni një sasi të mirë me vitamina dhe minerale.

Për më tepër, për shkak të përmbajtjes së tyre me vitaminë B6 dhe acidit folik, farat janë të dobishme gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe çrregullimeve të humorit.

Femrat të cilat janë më tepër të dhëna për të pasur thonj më të kuruar, farat janë një ilaç natyral. Ato ndihmojnë në luftën kundër thonjve të brishtë dhe flokëve të yndyrshme. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori