Luftë kundër Apple, Samsungu sjell Note 8 në gusht
Gjigandi aziatik Samsung pritet të lançojë smartfonin ‘flagship’ të radhës, Note 8. Më përpara ishte raportuar se smartfoni do të vinte diku nga vjeshta, por në fakt ata po presin javën e fundit të Gushtit si datën e lançimit.

Rëndësia e datës së lançimit është shumë e madhe, pasi edhe Apple dëshiron të bëjë të njëjtën gjë duke shpejtuar për të hedhur në Treg smaprtfonin e saj më të fundit.

Samsung po përpiqet të përfitojë nga rasti duke e lançuar Note 8-n më përpara Iphone 8.

Note 8 është më shumë se thjesht një smartfon tjetër për Samsung. Ky smartfon vjen pas një skandali mbarë-botëror që ndodhi me Note 7, dhe me shpërthimet e tyre.

Note 8 pritet të ketë një ekran 6.3-inç, dy kamera mbrapa, një proçesor Snapdragon 835, 6GB RAM, 64GB memorje, dhe një bateri 3,300mAh. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori