Specialistët i kanë dy fjalë me ne: ajo që hamë
ndikon në aromën e trupit (nuk e kemi fjalën vetëm për qepën apo hurdhrën.) Disa
substanca që gjenden në ushqimet e mëposhtme metabolizohen në mënyra të ndryshme, gjë që
ndikon tek aromat që çlirohen.
Nëse keni ndonjë takim (pune ose intim) dhe do të rrethoheni nga njerëz, bëni mirë t'i shmangni këto ushqime:
Kafe
Substanca e kafeinës stimulon Sistemin Nervor Qendror duke aktivizuar gjendrat e prodhimit të djersës. Menjëherë do të vini re që pështyma prodhohet në sasi të pakta dhe si rrjedhojë do të shumohen bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës.
Mish i kuq
Disa studime dolën në përfundimin se
aroma e vegjetarianëve është më e mirë se ajo e personave që konsumojnë mish. Kështu, pakësoni mishin dhe zëvendësojeni me fruta deti, perime etj.
Qepë
Vajrat që përmban qepa përfundojnë në gjak, mushkëri dhe dalin me anë të frymëmarrjes. Nuk ka shpëtim derisa të largohen plotësisht nga organizmi.
Alkool
Do të mbani era
alkool, sepse një sasi e vogël e tij del jashtë përmes poreve të lëkurës.
Peshk
Peshqit si toni dhe salmoni përmbajnë një vitaminë, e cila shkakton një aromë të ngjashme me të peshkut. Në rastet më të këqija,
aroma mund të zgjasë për disa ditë.
Shtuar më 10/11/2019,
ora 18:58