Llojet e ëndrrave erotike dhe kuptimi i tyre
A e keni pyetur vetën se çfarë kuptimi kanë ëndrrat erotike?

Ëndrrat mund të jenë shpesh qesharake e shpesh të çuditshme, ndonjëherë i mbajmë mend e disa herë nuk i kujtojmë ato.

Kur bëhet fjalë për ëndrra seksuale, janë tërësisht normale, por mund të shkaktojnë një numër të madh të ndjenjave komplekse, raporton “Daily Star”.

Në një studim të ri të publikuar nga gazeta e Psikologjisë dhe seksualitetit në Britani, kanë gjetur arsyen se pse ne shohim ëndrra seksuale.

Studiuesit e kanë definuar si “të motivuar seksualisht për aksione si flirtimin, puthje, apo edhe marrëdhenie tjera intime”.

Ata kanë pyetur më shumë se 3 mijë njerëz kryesisht nga mosha 16 e përmbi, për ëndrrat e tyre dhe kanë gjetur se 16 deri 30 kanë më shumë gjasa të shohin këto ëndrra.

Po ashtu, kanë gjetur se femrat janë ato që kanë më shumë gjasa të shohin më shpesh ëndrra seksuale.

“Ne shohim ëndrra seksuale sepse mendojmë për këtë aksion kur jemi zgjuar.”

Ekspertët e ëndrrave dhe psikologët i kanë ndarë 5 ëndrrat më të njohura seksuale.

– Me dikë që e njohim

Nëse keni parë ëndërr me një person që e keni takuar më shumë se 6 muaj, kjo gjë është shumë normale.

Sipas ekspertëve ëndrrat me dikë që e njohim nuk kanë të bëjnë që ne jemi të tërhequr nga ata., por kanë të bëjnë më shumë me “diçka rreth tyre.”

– Dikush që nuk është partneri juaj

Nëse keni ëndërruar me dikë që nuk është partneri juaj, nuk është nevoja të shqetësoheni. Por, nëse ndodh shumë shpesh, ekspertët ju inkurajojnë të ekzaminoni jetën tuaj seksuale. Ndoshta nuk jeni duke pasur marrëdhënie të shpeshta seksuale me partnerin tuaj.

– Me shefin tuaj/ shefen

Të ëndërroni për shefin/shefen apo ndoshta edhe për ndonjë koleg është e njëjta gjë sikur të mendoni për shokun/shoqen tuaj.

A jeni të bashkuar vetëm për shkak punës? Apo ka diçka rreth tyre që do të ishte në interesin tuaj.

Ëndrrat seksuale që e përfshijnë shefin e punës, janë më ndryshe. Fakti që dikush është dikush më në fuqi me ju është e rëndësishme.”

– Ëndrra me gjininë e njëjtë

Edhe nëse nuk jeni të tërhequr nga gjinia e njëjtë, ekspertët tregojnë se këto ëndrra janë normale dhe të zakonshme.

Nëse ju duken të çuditshme, besoni që nuk është vetëm për shkak kuriozitetit, por më shumë se çka reperezenton ai person që po e shihni në ëndërr.

– Me dikë që e urreni

Kjo ndodh shume shpesh. Kjo mund të jetë për shkak se nënvetëdija juaj është duke ju shtyer të lidheni disi me atë person.
Shtuar më 31/08/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori