Llamba që shkakton ankth, migrenë dhe kancer
Zëvendësimi i llambave tradicionale me të tjerat si një mënyrë për të kursyer, pa marrë parasysh se një veprim i tillë mund të sjellë pasoja për jetën.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka ngritur një procedurë emergjente ndaj këtyre llambave, për shkak të gazit helmues që ato lëshojnë. Sipas një studimi të kryer nga Insituti Gjerman Fraunhofer, këto llamba të bardha për shtëpi lëshojnë 20 herë më shumë përqendrim të merkurit në ajër se sa shuma e tolerueshme.

Këto janë llamba të cilat mund të shkaktojnë shqetësime të ndryshme në organizmin tonë si; marramendje, dhimbje koke, migrenë, lodhje, paaftësi për t’u përqendruar, ankth dhe madje edhe kancer.

Gjithashtu këto llamba janë edhe më toksike për trurin, sistemin nervor, mëlçinë dhe veshkat. Ato gjithashtu janë të dëmshme për sistemin kardiovaskular, imunitar dhe riprodhues. Ato shpesh shkaktojnë dridhje, humbje të kujtesës, dhimbje koke, ankth, pagjumësi, kancer dhe madje Alzheimer. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2015, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori